Koulibaly emri i radhës në listën e dëshirave të Chelsea

Chelsea duket se do të jetë nga skuadrat më aktive në këtë merkato.

‘Blutë’ e Londrës pritet të kompletojnë një lëvizje për Raphinha, derisa emrat për mbrojtjen janë më të shumtë.

Matthijs de Ligt dhe Milan Skriniar janë dy emrat e lakuar si opsione për Thomas Tuchel, kurse Fabrizio Romano së fundmi në listë shton edhe Kalidou Koulibaly, transmeton lajmi.net.

Senegalezi shihet si një nga alternativat e duhura për qendrën e mbrojtjes. Ai do të jetë pa kontratë në vitin 2023.

Nathan Ake po ashtu përmendet si një opsion për Chelsea.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjidhjet e bordit të Chelsea për fazën defensive.