Koulibaly arrin marrëveshje personale me Man City

Kalidou Koulibaly pritet të jetë lojtari i radhës që i bashkohet Manchester Cityt.

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të ndalet së investuari në repartin e mbrojtjes te skuadra e tij.

Pasi siguroi kartonin e Nathan Ake, Manchester City është në kërkim të Kalidou Koulibaly.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se lojtari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën angleze.

Senegalezi do të fitojë 12 milionë euro për sezon (9 milionë + 3 milionë euro bonuse).

Mbetet të shihet se si do të mbyllet marrëveshja mes Manchester City dhe Napoli.