Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme njoftoi se Kosova ende nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik të Kosovë thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar. Po ashtu me rekomandim të IKShP-së, u kërkua mbyllja e të gjithë kufijve të Kosovës me vendet fqinjë.
“Duke pasur parasysh situatën epidimiologjike me COVID 19 ditëve të fundit vlerësimin e OBSh-së që konsideron se situata epidimiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSh-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë. IKShP-ja dhe komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dy masave të qeverisë të datës 11 mars e cilas thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, tha Vitia.