Masat nga Koronavirusi, programe edukative në servisin publik

Nga java e ardhshme në televizionin publik në të gjitha programet, nis transmetimi i programeve edukative- arsimore për fëmijët e çerdheve dhe ato të shkollës fillore. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se programi edukativ nuk është kompensim i mësimit të humbur gjatë këtyre 14 ditëve për shkak të virusit Korona. Ai shtoi se programet edukativo arsimore kanë për qëllim që fëmijët të vazhdojnë të edukohen edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, në shtëpi. Për ta realizuar këtë qëllim, nga dikasteri i Arsimit i apelojnë mësuesve të paraqiten vullnetarisht për tu bërë pjesë e programit edukativ. Deri në fund të javës pritet të bëhen të ditura oraret e transmetimit dhe programe edukative që do të transmetohen. Programet edukativo arsimore do të mbështeten edhe nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, Ministria e Punës Sociale dhe UNICEF-i.