Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka ndaluar 30 persona për shkak se të njëjtit nuk kanë respektuar vendimi e qeverisë për masat e kufizimeve si pasojë e Covid-19.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar një të dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një sulm fizik tjetër ka ndodhur në Podujevë, ku i dyshuari ka sulmuar motrën e cila ka pranuar pastaj tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhë kanë ndodhur 3 aksidente me të lënduar, ndërsa me dëme materiale 6 aksidente trafiku.