Kosovë, policia arreston 8 persona për mosrespektim të masave kundër Covid-19

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas raportit të Policisë, tre persona janë ndaluar në Prizren, tre në Mitrovicë të Jugut, 1 në Gjakovë dhe 1 në Prishtinë.