Kosovë, konfiskohet ari për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës

Njësitë e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni, ndërsa në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.

Dogana sot ka informuar se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari iu gjetën sasi të arit pa mbulesë dokumentare njësitë e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

“Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njejti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjelles. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën per sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.”, është bërë e ditur në njoftim.

Dogana e Kosovës ka shtuar në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.