Kosovari “parkon” makinën në binarët e trenit dhe shkon në shtëpi

Në orët e vona të natës në mes të të shtunës dhe të dielës, një vozitës i dehur ka ngarë makinën e tij në “shtratin” e binarëve të hekurudhës së rangimit, në Emmenbrücke të Lucernit, shkruan radio-luzern.ch.

Pas kësaj, ai e ka braktisur vendin e aksidentit, pa u paraqitur fare në polici, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë, ai është identifikuar: bëhet fjalë për një shtetas 38 vjeçar të Kosovës.

Policia e Lucernit e ka gjetur makinën në mëngjesin e hershëm të ditës së diele, 1 mars, në Emmenbrücke, në binarë. Sigurisht në këtë kohë makina ishte e braktisur dhe aty nuk ishte ngasësi i saj, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit është kontrolluar pastaj nga policia.

Një testim i alkoolit i bërë pas kësaj ka rezultuar me një vlerë prej 0.68 promilësh.