Kosovari i dërgon mesazh këngëtarit të famshëm: “Vëllaçko a e din që je n’zid të çdo berberi shqiptar”

Një fotografi tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se një kosovar i ka dërguar një mesazh në Instagram këngëtarit të famshëm Zayn Malik.

Kosovari i është drejtuar në shqip duke i treguar atij se fotografia e tij gjendet në pothuajse secilin lokal të berberëve në vend.

“Vllaqko a din që je n’zid te qdo berber shqiptar”.