Kosovari arrestohet në Zvicër pasi dyshohet se vrau gruan e tij

Një 35-vjeçar nga Kosova ka raportuar të shtunën në qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij, raporton Express.

Sipas mediumit zviceran 20.min.ch, Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.

Kosovari është arrestuar, derisa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Raportohet se në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta janë duke u kujdesur nga familjarët./Express