Kosova vërshohet nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit (Video)

Aeroporti i Prishtinës është vërshuar me fluturime nga vendet perëndimore. Diaspora është çu në këmbë dhe po vjen për të votuar, raporton gazeta Zëri. Më së shumti fluturime ka nga Zvicra, e pastaj nga Gjermania.
“Kemi ardhur të votojmë Vetëvendosjen, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Janë të pakorruptuar dhe të drejtë”, ka thënë Sahit Dibrani.

Ramadan Dibranit i është pamundësuar të votojë me postë, por ai është i vendosur të kontribuojë për ndryshimet demorkatike në Kosovë, prandaj ka ardhur në Kosovë, për të dhënë votën.
“MU pamundësua të votoj me postë, shumë mërgimtarëve u është pamundësuar kjo e drejtë. Për këtë arsye erdha enkas për të votuar”, thekson Dibrani.
Kurse një prej mërgimtarëve është ankuar se policët në aeroport kanë dashur ti tregojnë se kë duhet votuar.