Kosova, Serbia, NATO dhe lufta

Shkruan: Dritan Goxhaj 

Në fillim të viteve 1990 politika e atëhershme serbe bëntë çmos që të ruante integritetin territorial të Jugosllavisë, jo si opsion për pupujt që e përbënin atë, por vetëm për serbët. Pas shpërbërjes së asaj Jugosllavie, tashmë serbët sërish po bëjnë çmos që të ruajnë integritetin e mbetur territorial të ish-Jugosllavisë, territor i cili tashmë përbëhet vetëm nga Republika e Sërbisë dhe ajo e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të OKB.

Serbët prej kur i pushtuan trojet shqiptare në Kosovë thirreshin në të drejtat historike mbi Kosovën, edhe pse janë ardhacakë, por ama, shqiptarët kanë më tepër të drejta historike mbi Kosovën, ndërkaq kanë edhe të drejta legjitime, të drejta që dalin nga realitieti i sotëm politik dhe nga ai i djshmi e i sotmi demografik.

Serbët përherë në këtë aspekt kanë shpresuar dhe evokuar edhe publikisht duke shpresuar në përkrahjen e vëllait të madh, Rusisë. Por edhe shqiptarët, ashtu siç e tregoi edhe historia e fund shekullit XX, por edhe sot, e kanë dhe e shpresojnë sërish tek përkrahja e pjesës tjetër të botës, sidomos tashti që kërkesat e tyre janë konsideruar legjitime, jo vetëm nga NATO dhe Europa, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare.

Sot, për shkak të disa përplasjeve politike me natyrë teknike, sërish serbët kërcënojnë me luftë e përgjakje të këtyre trojeve shqiptare. Por, përgjakja e sërishme e historisë mund të jetë vetëm remenishencë tragjike e së kaluarës dhe në kundërshtim total me gjëndjen aktuale të zhvillimit e të qytetërimit në këtë pjesë të botës.

Luftërat gjithnjë janë zhvillime iracionale, por që zhvillohen për qëllime racionale.

Por a do t’i hynte realisht Sërbia një aventure të tillë iracionale, sado racionale që të jënë qëllimet e saja?

Unë personalisht them që jo, ajo nuk do t’i hynte kësaj aventure.

Arsyet janë dy dhe shumë të rëndësishme.

Arsyeja e parë: Sërbia është e izoluar ushtarakisht.