Kosova më shumë Medalje të Arta se Gjermania, Franca, Italia e Serbia (FOTO)

Kosova ka arritur dy Medalje të Arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke lënë pas shumë shtete të fuqishme.

Këtë sukses të lartë për Kosovën e arritën sportistët në Xhudo.

Xhudistja Distria Krasniqi arriti ta fitojë Medaljen e parë të Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa sot Nora Gjakova ka bërë historinë duke ia sjellë Kosovës edhe medaljen e dytë të Artë, pasi në finale e mposhti francezen Sarah Leone Cysique.

Ndryshe Medaljen e parë të Artë Kosovës ia siguroi Majlinda Kelmendi para pesë viteve në Rio 2016.

Në mesin e shteteve që Kosova është përpara me Medalje të Artë në “Lojërat Olimpike” është para Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës, Brazilit, Norvegjisë, ndërsa në mesin e tyre është edhe Serbia e cila është ende pa Medalje të Artë.

Italia, Franca dhe Norvegjia kanë një medalje të artë, ndërsa Gjermania, Spanja, Brazili e Serbia janë në mesin e shteteve që janë ende pa medalje të artë. /Klankosova.tv./