Kosova mbyll të gjithë kufijtë tokësorë, pezullohen fluturimet

Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur të mbyll të gjithë kufijtë tokësor, përveç shtetasve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
Po ashtu u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.

“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha Kurti.