Kosova konfirmon se ka porositur nga ShBA-ja raketat antitank “Javelin”

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar për Klan Kosvën porositjen  e raketave antitank “Javelin” .

Nga kjo ministri kanë thënë që Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje ushtarake përmes programit FMS.

Përmes këtij programi Kosova është e paraparë të kryejë blerje ushtarake përfshirë edhe sistemin Javelin dhe sisteme të tjera moderne ushtarake.

Lajmi se Amerika ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre raketave fillimisht e bëri të ditur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një takimi që pati sot me presidentin e këtij vendi Aleksandar Vuçiq.

I dërguari i Washingtonit në Beograd, ka bërë me dije se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës, Kongresit Amerikan, i cili edhe fillon procedurën zyrtare për blerjen e raketave “Javelin”.