Kompania e Jordan Mijalkovit i ka blerë banesat e konfisuara të Sasho Mijalkovit

Kompania e Jordan Mijalkov, “Best Way Investment”, është pronari i ri i tre banesave dhe një garazhi në Vodno, të konfiskuara nga babai i tij, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, në rastin “Perandoria”, transmeton Prizma.

Këta prona janë shitur në muajin nëntor në një ankand publik përmes Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, nga ku thirrën në konferencë për shtyp para shitjes, dhe thanë se pronarët kanë tentuar t’i kërcënojnë gjatë tentativave për shitje, përcjell TV21.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuara, të kërkuara nga BIRN, dy banesat elitare në rrugën “Slavejko Arsov” prej 73 metrash katrorë janë shitur për 102 mijë euro, ajo prej 78 metra katrorë për 107 mijë euro, ndërsa për garazh prej tridhjetë metrash katrorë, kompania e Mijallkovit ka paguar 20 mijë euro.

Ky çmim, i cili u arrit në ankandin publik, është vetëm disa qindra euro më i lartë se ai i vlerësuar fillimisht nga Byroja e Ekspertizës Juridike. Ndërrimi i pronësisë tashmë është bërë në Kadastër.

Përndryshe në ankand publik ndalohet në mënyrë të prerë pjesëmarrja e personit të dënuar të cilit i është konfiskuar pasuria e paluajtshme. Tashmë pronar i kësaj prone është djali i Mijallkovit.

Djali i madh i Sashos, Jordan Mijallkov, është pronar i “Best Way Investment”. Kompania u themelua në vjeshtën e vitit 2015, në kulmin e krizës politike, për shkak të publikimit të materialeve të përgjuara, për të cilat akuzohej Sasho Mijallkov si ish-drejtor i DSK-së.

Atë vit ai dha dorëheqjen si drejtor i Drejtorisë për Siguri Kombëtare. Dy djemtë e tij, Jordan dhe Aleksandar, të cilët në atë kohë ishin të mitur, më pas u renditën si pronarë të kompanisë, kështu që përfaqësuesi i tij ishte nëna e tij, Aleksandra Mijallkova. Menjëherë pas kësaj, Aleksandri u tërhoq nga pronësia, kështu që kompania i mbeti Jordanit, i cili në atë kohë ishte 21 vjet.

Nga ueb faqja e “Best Way Investment”, mësohet se nën këtë kompani, Jordan Mijallkov operon në dy pika karburanti në Smokvicë, afër Gjevgjelisë, dhe një tjetër në Pintia të Shkupit.

Përveç pikave të karburantit, kjo kompani menaxhon edhe me dy kompani të tjera që lidhen me tregtinë e derivateve të naftës. Njëri është përfaqësues i markës së naftës “Shell” dhe tjetri ka gjashtë automjete për transportin e produkteve të naftës dhe ua ofron tregtarëve të interesuar.

Përmes kësaj kompanie, Jordan Mijallkov ka aksion edhe në hotelin luksoz “Meriot”, që gjendet në vetë sheshin e Shkupit.

Prokuroria Publike, në rastin “Perandoria”, Mijalkovit i konfiskoi pasurinë në vlerë të rreth 15 milionë eurove. Mijallkov më pas u deklarua fajtor dhe mori tre vjet burg për rastin në të cilin akuzohej për pastrim parash.