Kosova kërkon fitore në “Fadil Vokrri” për të mbajtur gjallë shpresat simbolike për kualifikim

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Izraelin, në një ndeshje me rrethana të pazakonta.
Ndeshje e cila është dashur të luhet muajin e kaluar e që u shty për shkak të gjendjes së sigurisë në Lindjen e Mesme, zhvillohet në një javë ku luhen edhe ndeshjet e ekipeve, shkruan lajmi.net.

Kjo ka quar deri te mungesa të rëndësishme në rosterin e “Dardanëve”.

Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova janë mungesat kryesore në listën e Primoz Glihas.

Masat e sigurisë rreth ndeshjes kanë bërë që të ndikojnë edhe te lojtarët.

Policia ka njoftuar për disa prej masave të sigurisë që do të ndërmerren në ditën e ndeshjeve, por edhe gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të Përfaqësueses së Izraelit në Kosovë.

Gjendja e krijuar natyrisht se ka ndikuar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e kanë pranuar në konferencë për shtyp selektori Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi, që do të jetë kapiten ndaj Izraelit në mungesë të Amir Rrahmanit.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në një barazim 1:1, me Kosovën që ishte më e mirë në fushë.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova. /Lajmi.net/