“Kosova është shtet i pavarur”, qeveria kroate distancohet nga deklaratat e presidentit

Qeveria e Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, për Kosovën.

Qeveria Kroacisë në reagimin e saj thotë se se Kosova është shtet i pavarur dhe shtet i njohur nga Kroacia dhe distancohet nga se deklaratat e presidentit Millanoviq, duke shkruar nuk janë qëndrim politik i vendit.

“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” , thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Tëitter.

Të hënën, në fund të konferencës së mbajtur në Petrinuja, presidenti i Kroacisë, Milanoviq, ndër tjera ka deklaruar se “Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar”.

” (Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë ai./21Media