Kosova bojkoton garat pas mosrespektit nga Qipro

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka bojkotuar garat në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, juniorë dhe U21 në Qipro. Kjo për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga vendi organizator, Qipro.

“Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me dyzet e tetë shtetet evropiane pjesmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Europiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetrore nga institucionet shtetërore të Qipros. Dëshprimi nga nënçmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjërë. Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qëndrim të përbashkë që të respektohet pjesëmarrje e barabartë në evente sportive. Kosova mbi të gjitha”, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës.