Korrupsioni në vend, Rashiti: Fajtor diktatura hibride Zaev-Ahmeti

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashiti në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Kuvendin e RMV-së ka reaguar ndaj pushtetit pas renditjen e vendit tonë në vendin e 106 nga gjithsej 180 vende në indeksin e korrupsionit të publikuar nga “Amnesti International”. Rashiti për për këtë dështim akuzoi siç tha ai, diktaturën hibride të Zaev-Ahmeti dhe regjimin Gruevski-Ahmeti.

“Për fat të keq Republika e Maqedonisë së Veriut renditet në të njëjtin rang me Mongolinë. Kjo nuk është meritë e qytetarëve të cilët janë përcaktuar fuqishëm për integrimin e vendit në BE. Të gjitha konstatimet e “Amnesti International” përputhen me vlerësimet e ASH-së.Të gjitha këto dështime të diktaturës hibride Zaev-Ahmeti apo të regjimit Gruevski-Ahmeti, janë dhe do të jenë sfida kryesore të qeverisjes 2020-2024. Aleanca për Shqiptarët këto çështje i ka notuar dhe ka paraparë masa për zgjidhjen në programin që shumë shpejtë do ta shihni”-tha mes tjerash Rashiti./Alsat