Korrupsioni dhe administrata, pika të dobëta! Varheji e prezantoi raportin për progresin e Maqedonisë

Ky vit ishte kyç për Maqedoninë pasi e bëri hapin kryesor me fillimin e negociatave aderuese, theksoi eurokomisari Oliver Varheji në konferencën për mediat duke i prezantuar raportet vjetore për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim. Ai tha se vendi ynë duhet ta mbajë shpejtësinë me të cilën i plotëson reformat dhe ta shfrytëzojë procesin e skrinngut për këtë. Lufta kundër korrupsionit dhe reformat e administratës publike edhe më tutje janë pika të dobëta ku duhen përpjekje shtesë, tha Varheji.

“Viti i fundit për Maqedoninë ishte i rëndësishëm, për shkak se vendi i filloi negociatat aderuese me hapjen e klasterit të parë. Maqedonia e Veriut tregoi përkushtim dhe bëri një hap të rëndësishëm me zbatimin e reformave të BE-së. Por vendi duhet ta ruajë shpejtësinë dhe ta shfrytëzojë procesin e skriningut që ta gjejë potencialin e duhur për ta përshpejtuar zbatimin e reformave të BE-së. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë dhe nevojiten përpjekje shtesë në sferën e reformave të administratës publike. Maqedonia e Veriut bëri progres shumë të mirë në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe është tërësisht në linjën me qëndrimet europiane sa i përket luftës në Ukrainë. Duke e bërë këtë Maqedonia e Veriut tregoi përkushtim dhe avancim në rrugën europiane si partner i besueshëm”, deklaroi Oliver Varheji, eurokomisar.