Korridori 8/ Grubi: Gurthemeli më 22 prill, afrohemi edhe më shumë me Shqipërinë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një prononcim për Euronews Albania, ka folur për Korridorin 8 dhe historikun e rëndësinë e këtij projekti.

Grubi thotë se ky projekt u “sfidua” dy herë në gjykatën Kushtetuese. Ai siguroi se gjithçka do të shkojë mirë dhe kjo do të shkurtojë edhe më shumë diferencën mes Shkupit, Durrësit po edhe Vlorës.

“Më 22 prill vendoset gur-themeli dhe fillimi i punimeve. Jemi në bisedime me Qeverinë shqiptare për ndryshimin e pikës kufitare, nga Qafë Thana në Ladorishtë. Projekti I dytë është ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova në Pogradec”, ka thënë mes tjerash Grubi.