Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus.

Në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 3 qytetarë, ndërsa 3 të tjerë janë në Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë.