Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 243 numri i personave të prekur, 13 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 243 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.