Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi edhe për dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin në 108 të infektuar.
Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Sipas IKShPK do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.
Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.