Koronavirusi në Shqipëri, Rama thërret mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë

Qeveria shqiptare është mbledhur me urgjencë të hënën në mëngjes pasi u konfirmuan dy raste me koronavirus. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruan se qeveria ka vënë në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Bëhet me dije se mbledhja do të nisë prej orës 09:00 dhe disa nga ministrat do të raportojnë para Kryeministrit për punën e bërë deri më tani, por gjithashtu do hartohet plani për ditët në vijim.