Koronavirusi, mesazhi i Dua Lipës për refugjatët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me anë të një postimi në rrjete sociale, thotë se në këtë situatë kaotike nuk duhet të diskriminohen refugjatët.

“Koronavirusi nuk diskriminon dhe nuk duhet as ne. Refugjatët janë disa prej personave më të prekshëm në planet, shpesh jetojnë në vende me turma me shërbime të limituara të shëndetit. Kur ngritet paniku, të gjithë njerëzit janë në lëvizje, përfshirë refugjatët mund të jenë veçanërisht objektiv. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po bëjnë punë të mrekullueshme në terren dhe në planifikimin ndërkombëtar. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar në UNHCR, apel emergjent për t’i mbrojtur refugjatët dhe komunitetet nikoqire nga COVID-19”, shkruan ajo.

Po ashtu, Dua ka ndarë edhe këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth asaj se si të mbrohemi nga koronavirusi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme virusi vdekjeprurës COVID-19 është shpallur pandemi.