Ja kur publikohet kënga e re e Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri, me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se gjatë këtij muaji lansohet singli i saj i ri.

Ajo nuk ka preferuar të tregojë më shumë detaje rreth këtij projekti, por gjatë ditëve të fundit solli imazhe nga prapaskenat e klipit.

Pavarësisht asaj se fansat ende nuk e dinë se çfarë përmban kënga e re e Dafinës, ata një gjë e kanë të sigurt, atë se edhe kësaj radhe artistja vjen unike në klip.

Këngëtarja së fundi ka qenë e komentuar për një krizë të mundshme në lidhjen e saj me Dj Geek.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Dafina është “Merri krejt”, të cilin e shoqëroi edhe me videoklip.