Koronavirusi, Kur do të jetë gati vaksina?

Shkencëtarët kinezë dhe amerikanë po punojnë për të zhvilluar një vaksinë të koronavirusit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo mund të testohet te njerëzit për tre muaj. Por a është e mundur që epidemia të kalojë deri atëherë?

Është ndërmarrë hapi i parë kyç drejt një vaksine efektive të re koronavirus (nCoV). Mjekët kinezë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë arritur të izolojnë virusin e ri dhe të analizojnë kodin e tij gjenetik. Këtë e konfirmoi Su Venbo, shef i Institutit për Sëmundje Virale.

Asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit nuk është zbuluar kaq shpejt kalimi i një patogjeni të ri nga një kafshë deri më tani e paidentifikuar te njeriu. Virusi është deshifruar plotësisht, riprodhuar në kulturën e qelizave dhe këto gjetje i paraqiten botës në formën e një botimi shkencor.

Po vazhdon zhvillimi i vaksinave

Shkencëtarët kinezë tashmë janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës. Kjo është bërë edhe në SHBA, Australi dhe në vende të tjera. Në Shtetet e Bashkuara, një ekip i ri po punon për kërkimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH), i udhëhequr nga Entoni S. Fauçi drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAD).

Fauçi në një revistë profesionale shkroi se vaksinat, të zhvilluara tashmë kundër viruseve SARS dhe MERS, ndoshta mund të jenë një bazë e mirë për zhvillimin e vaksinës nCoV.

Rreziqe të panjohura

Sidoqoftë, një gjë e bën të vështirë zhvillimin e një vaksine koronavirus – është një strukturë shumë e ndryshueshme. E njëjta gjë ishte edhe me SARS-in. Mjekët kanë frikë se vaksina me substancë aktive spajk-proteinë ​​C1 madje mund të përshpejtojë inkorporimin e varianteve të caktuara të virusit.

Sidoqoftë, Fauçikonsideron se vaksina spajk, si dhe vaksina e proteinave-nukleokapsid, mund të jenë baza për kërkime të mëtejshme mbi vaksinat e nCoV. Edhe prodhuesit e vaksinave, siç është Novavaksnga Merilend – i cili tashmë ka zhvilluar vaksinën e virusit MERS – janë tashmë në pozicionet fillestare.

Shkencëtarët australianë, të udhëhequr nga Kit Çapel nga Universiteti i Kuinslendit, po punojnë gjithashtu në zhvillimin e vaksinës. Ata përdorin të ashtuquajturën“pincë molekulare”. Ideja është që të identifikohet virusi në fazën e tij paraprake. Kështu, sistemi imunitar mund të sulmojë para se të bashkohet me qelizat. Në të vërtetë, kjo metodë ka treguar veprim kundër viruseve të tjerë të rrezikshëm si Ebola, SARS dhe MERS, por vetëm në kushte laboratorike.

Sfida më e madhe, si me SARS, është shpejtësia e zhvillimit të vaksinave. Shkencëtarët e mbledhur rreth Fauçit shpresojnë të jenë në gjendje të testojnë vaksinën te njerëzit brenda tre muajve.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, futja e vaksinës mund të fillojë qysh në verën e vitit 2020. Sigurisht, ky do të ishte një rekord në zhvillimin e vaksinës – me SARS u deshën rreth 20 muaj dhe vaksina u zhvillua vetëm pasi epidemia ishte afër fundit të saj.

Medikamentet antivirus

Nëse do të përhapet epidemia do të varet nga suksesi i një qasjeje krejt ndryshe: terapia me medikamente antivirale.

Fauçi shkroi se mund të përdoren një shumëllojshmëri e gjerë e medikamenteve antivirale, të tilla si ato kundër Ebolës dhe HIV-it. Për çdo rast, sipas një zëdhënësi të kompanisë amerikane AbbbVie, shërbimet shëndetësore në Kinë tashmë kanë porositur sasi të mëdha të ilaçeve anti-HIV.

Ekziston një qasje tjetër, krejtësisht e ndryshme për të luftuar virusin: antitrupa monoklonale – proteina imunologjike aktive, që në të vërtetë, e thërrasin organizmin në një përgjigje imune plotësisht specifike.

Herbert Virxhin i kompanisë amerikane Vir – Bioteknologji, me qendër në SHBA, tha që firma e tij kishte zhvilluar tashmë antitrupa që, në kushte laboratorike, rezultuan të efektshme kundër SARS dhe MARS. Ai beson se disa prej tyre mund të neutralizojnë koronavirusin. “Ata mund të kenë potencial në trajtimin e virusit Vuhan”, tha Virxhin.

Karantina – akoma masa më efektive

Nëse vaksina do të shfaqet në treg do të varet nga përhapja e mëtejshme e epidemisë. Për momentin, kinezët përdorin mjetet më efektive për të luftuar sëmundjen: izolimi i të sëmurëve dhe karantinimi i qyteteve të tëra. Këto masa deri më tani kanë përfshirë 43 milionë njerëz.

Sidoqoftë, infeksioni nCoV duket se ka më pak raste të vdekjeve sesa SARS. Në atë kohë, 8,000 pacientë të infektuar vdiqën, ndërsa niveli i vdekjeve në këtë epidemi është shumë më i vogël.

Profesori Mark Harris i Shkollës së Biologjisë dhe Qelizave Molekulare në Universitetin Lids vlerëson se niveli i vdekjeve është vetëm rreth 0.1 për qind. Në vlerësimet e tij, ai gjithashtu merr parasysh një numër të madh të pacientëve të pa raportuar me simptoma të lehta, të cilët as nuk janë raportuar në klinikë dhe për këtë arsye nuk hyjnë në statistikat zyrtare.

Nëse supozimet e tij janë të sakta, atëherë ky virus nuk është më i rrezikshëm se gripi sezonal./DW