Kriza me virusin korona ka prekur edhe kompanitë private për transportin e udhëtarëve. Nga 24 furgona që shërbenin për transportin e banorëve të Komunës së Sarajit drejt Shkupit, aktualisht qarkullojnë vetëm 7. Për shkak të orës policore, orari i tyre është reduktuar ndjeshëm. Kompania Mensur Turs që para pandemisë bënte 48 xhiro brenda ditës, tani realizon vetëm 6. Shoferët e furgonave thonë se nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet e karburantit. Megjithatë, janë të detyruar të punojnë për shkak të udhëtarëve me bileta mujore.
Drejtuesit e kompanive të transportit privat thonë se pa ndihmën e shtetit do të kenë vështirë ta përballojnë krizën e rëndë që ka shkaktuar koronavirusi. /Gazeta LAJM – Senehate Nimani, Amir Idrizi
Koronavirusi ka "goditur" edhe transportuesit privat nga Saraji – Shoferët: S’mund t’i mbulojmë as shpenzimet e naftës (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, 22 April 2020