BDI-ja nuk është e njoftuar për iniciativën e LSDM-së dhe koalicionit të saj për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe shtojnë se çdo vendim i cili është për të mirën e qytetarëve, duhet të sillet me konsensus të gjerë.
“Ne nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e iniciativës së LSDM-së dhe deri tash nuk është kërkuar përkrahje apo konsultim për këtë çështje. Sa i takon të gjitha çështjeve që lidhen me gjendjen aktuale e cila i tangon të gjithë qytetarët, do të ishte mirë që të njëjtat të zgjidhen me konsensus të gjerë dhe përkrahje të gjerë. Në mënyrë konsesuale e shpërndamë Kuvendin, poashtu i kemi anuluar zgjedhjet. Sigurisht se do ta shqyrtojmë iniciativën, sapo të dorëzohet në Kuvend”, thanë për MIA-n nga BDI.