Koronavirusi, 849 viktima në 24 orët e fundit në Spanjë

Rritet numri i të infektuarve, të vdekurve por edhe i të shëruarve në botë nga virusi Korona. Dy vendet më të rrezikuara në Evropë, Italia dhe Spanja në 24 orët e fundit shënuan numër të madh të vdekjeve. Në Spanjë në 24 orët e fundit janë shënuar 849 vdekje. Eksperti i OBSH-së Mark Rajan thotë se vendet duhet me vendosmëri më të madhe ta luftojnë virusin Korona.

OBSH

“Ne shpresojmë se pandemia shkon drejtë stabilizimit në Itali dhe Spanjë, por çështja është si do kalohet nga stabilizimi drejtë uljes së rasteve me Korona drejtë zeros. Për t’u zvogëluar numrat nevojitet përpjekje e dyfishtë pasi virusi nuk do zhduket vetvetiu. Ai duhet të sulmohet dhe pikërisht në këtë duhet të fokusohen vendet në këtë moment”.

Edhe në rajon rritet numri i të infektuarve. Në Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 243. Zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacoli tha se nga Korona kanë vdekur 13 persona.

Në Kosovë ka 108 persona të prekur nga virusi Korona. Në Serbi janë infektuar mbi 780 persona. Kanë vdekur 16, ndërsa janë shëruar 42 persona. Në Bullgari ka 379 persona të infektuar, 8 kanë vdekur. Megjithatë, tani për momentin Shtetet e Bashkuara janë më të prekura duke u bërë vendi i parë në botë ku nga epidemia janë infektuar 164 mijë njerëz. Edhe në Rusi rritet numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit numri është rritur për 500 të infektuar, që është rritje më e madhe në këtë vend. Kina ndërkohë njoftoi se kanë regjistruar një të vdekur dhe për 48 raste të reja të infektuarve me virusin Korona, të gjithë që janë kthyer nga vendet e jashtme.