Dr. Fauci: Amerika do pësojë edhe një shpërthim tjetër të koronavirusit në vjeshtë

Infektologu i famshëm i administrates Trump parashikon që kjo të ndodh për shkak të nivelit të lartë të infektimit të virusit.

“Në fakt, unë do të parashikoja që kjo do të ndodh në të vërtetë (shpërthimi i koronavirusit në vjeshtë) për shkak të shkallës së transmetueshmërisë”, deklaroi Dr. Fauci.

Sidoqoftë, ai shtoi se “nëse rikthehet në vjeshtë, topi do të jetë tek SHBA-të”.

“Aftësia jonë që të identifikojmë, izolojmë e gjurmojmë kontakte të rasteve, është shumë më e përparuar në krahasim me disa muaj më parë”.

Fauci ka parashikuar se numri i vdekjeve të përgjithshme në përfundim të pandemisë do jetë 100-200 mijë.