Koronavirus tmerron Italinë – ndalohen më shumë se 40 ndeshje sportive

Rastet me koronavirus në Lodigiano kanë efekt edhe mbi ngjarjet sportive të zonës.

Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme, “për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus, që ka prekur zonën e Lodigiano e shoqëritë që vijnë nga i njëjti territor”. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.

PIACENZA NDALON FUTBOLLIN E BASKETBOLLIN
Stop për basketbollin e futbollin në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë që ka dalë në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus ka vendosur ndalimin e të gjithë aktivitetetve sportive të parashikuara në fundjavë. Në vecanti janë pezulluar ndeshjet e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione e ajo e basket mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar edhe eventet e tjera sportive diletante e jo kompetitive.

FUTBOLL: NDALIM PËR 42 NDESHJE
Janë në total 42 ndeshje, për momentin, të pezulluara në futbollin diletant në Lombardi për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për tu zhvilluar në fundjavë. Shoqëritë kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet në Ligën Diletante, është në zhvillim, e skuadra të tjera me të teseruar që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve./lapsi.al