“Korona”, nuk dihet gjendja shëndetësore e shtetasve të Maqedonisë të cilët ndodhen në karantin

Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende njohuri për gjendjen shëndetësore të katër shtetasve të Maqedonisë të cilët ndodhen në karantin si pasojë e virusit korona. Tre nga to ndodhen në anijen e ndaluar në Japoni, ndërsa një person tjetër në karantin në Francë. Autoritetet vendore thanë se janë në kontakt me OBSH-në dhe ministrinë e Jashtme të Japonisë për të mësuar më shumë detaje mbi gjendjen së tyre shëndetësore.

Për këta të tre persona për të cilët mediat njoftuan dje si dhe një shtetas tjetër i yni i cili është në Karantin në Francë, do të jemi të informuar nga autoritetet e atjeshme shëndetësore kur do të jenë të gatshëm të udhëzohen këtu tek ne. Dje patëm takim me ambasadorin kinez, ata kanë informacione për 50 shtetas të Kinës të cilët janë punëtor në kompaninë “Synhidro” të cilët duhet të kthehen pas udhëtimit në Kinë, por edhe iu është këshilluar ta anulojnë ardhjen. Ajo që dua ta potencoj është se ata 50 shtetas, 3 janë nga rajoni kritik. Të gjithë qytetarëve të Kinës të cilët duhet të dalin jashtë shtetit fillimisht qëndrojnë në karantin për 14 ditë me radhë, pastaj iu lejohet dalja nga shteti – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se të gjitha personat që vijnë nga zonat e prekura nga virusi do t’i nënshtrohen skriningut dhe nëse ka nevojë do të ju bëhen edhe analizat e gjakut. Të dhënat e fundit zyrtare flasin se numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 636 persona ndërsa numri i të prekurve në gjithë botën mbi 31,000./Alsat