Ministria e Puneve te Brendshme (MPB) ka zhvilluar një aksion të përforcuar për kontrollin e autobusëve dhe automjeteve të tjera që kryejnë transport publik të udhëtarëve në gjithë vendin.
Gjatë aksionit, të zhvilluar nga ora 08:00 deri në 13:00, janë kontrolluar 405 automjete, ndërsa te 92 prej tyre janë konstatuar parregullsi. Gjithsej 170 automjete janë dërguar në kontroll teknik, ndërsa 34 janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defekteve të konstatuara.
Policia ka evidentuar edhe 239 kundërvajtje të tjera, ndërsa janë ngritur tri kallëzime penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”. Një automjet është sekuestruar pasi dyshohet se është përdorur në kryerjen e një vepre penale.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë në transportin publik.
Maqedoni Kontrolle të rrepta në transportin publik: 34 automjete hiqen nga qarkullimi





