Kontrolle policore në disa fshatra të Sarajit

Mbrëmë në disa fshatra të komunës Sarajit policia me kontroll të shtuar të komunikacionit. Siç bëhet e ditur nga banorët, në hyrje-daljet e vendbanimeve Saraj, Gllumovë, Kondovë, Lubin dhe Gërçec policia ka kryer kontrolle të detajuara për rrespektimin e masave të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia Covid19. Kontrollet e këtilla mësohet se do vazhdojnë edhe në ditët në vijim.