Kontrolle në trafik, policia ka ndaluar 13 persona për vozitje të papërgjegjshme

Gjatë fundjavës së kaluar (11/12.10.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 1,502 urdhërpagesa të lëshuara, 958 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar.

“Trembëdhjetë persona u privuan nga liria për vozitje të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, katër prej të cilëve ishin për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për vozitje me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në zonë të banuar dhe pesë shoferë për vozitje me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimeve”.

“Sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve të policisë, u regjistruan 97 shkelje për parkim të pahijshëm, u vendosën 122 masa ndaj shoferëve që drejtonin mjet pa leje drejtimi, si dhe 47 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, pesë shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe dy këmbësorë”.

“Gjithashtu u sanksionuan 43 përdorues të rrugës që nuk përdorën rripin e sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 33 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe tre për shkak të defekteve teknike. Pesë shoferë u sanksionuan gjithashtu për mospërmbushje të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (foliave)”, thonë nga MPB.