Kontrabandisti kapet në rrethinën e Kumanovës, po transportonte 6 emigrantë nga Siria

Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Sopot”, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, dje në ora 13:50 e kanë privuar nga liria B.Z. (26) nga Shkupi.

Siç informoi MPB, ai është kapur se si me automjetin “folkswagen” me targa të Shkupit, ka kryer transportimin e gjashtë personave emigrantë nga Siria, prej tyre një i mitur.