Konsolidimi i vlerave morale në shoqëri

Shkruan: Halim Hyda

Dobësimi i shoqërisë dhe indvidit si pasojë e elitave politike të gabuara dhe të pa kritikuara

nga askush në shoqëri, ka ndikuar në paaftësimin e shtetit për ta rregulluar dhe drejtuar

–shoqërinë, institucionet dhe vetë sjelljen e individit në shoqëri.

Zhvillimi i shoqërisë në dekadat e mëhershme kishte përjetuar ndryshime globale, deri në

arritjen e transformimit në sistemin ekonomik dhe politik. Në këtë dinamikë zhvillimi, një

rol të pazëvendësueshëm ka luajtur edhe rinia, e cila nuk ishte vetëm gjurmë e së tashmes,

por ardhmëria dhe perspektiva e vendit, dhe për këtë shkak disponimi dhe sjellja e tyre dhe

zgjedhja e tyre morale janë katalizatorë për definimin e përgjithshëm moral, politik dhe

klimën socio-poltike të shoqërisë dhe vendit.

Por, në vetë proçesin zhvillimor të një shoqërie ndodhë edhe deformimi i segmenteve të

caktuara të saj, siç është edhe delikuenca e adoleshentëve, më të cilën, çuditërisht, më

shumë merren organizatat joqeveritare se vetë institucionet e shtetit. Madje në vendet

tjera, përveç se te ne, ky problem bëhet objekt shqyrtimi i lëndëve dhe programeve

mësimore, si dhe i hulumtimeve të autorëve të ndryshëm nga shkencat shoqërore dhe

humanitare.

Në këtë drejtim, është relevante analiza e filozofisë dhe aksiologjisë në sferën e organizimit

të shtetit, shoqërisë dhe familjes si dhe vlerave familjare, që e zbulon bazën e

marrëdhënieve familjare, që i jep themel shkencor bazuar në parashikimet e tendencave

të pergjithshme dhe modelet e ndërveprimit të familjes me strukturat e tjera shoqërore, e

në veçanti me gjendjen dhe funksionimin si dhe me zhvillimin e familjes në kontekstin

socio-kulturor.

Familja dhe vlerat familjare janë elemente bazë të kulturës së një populli, e cila duhet të

përcillet në shoqëri dhe më pas në organizimin politik në drejtim të elitës së shtetit. Pjesa

më e madhe e vlerave familjare zhvillohet kryesisht në fushën e marrëdhënieve familjare

dhe rrethit ku zhvillohet individi.

Studimi i vlerave në shoqëri dhe familje, ka të bëjë me vlerësimin specifik dhe vlerësimin

orientues, ndërkohë që familja mund të llogaritet si vlerë universale gjenerike, mbi bazën e

bashkësive të përbashkëta njerëzore të lidhura me marrëdhëniet në mes të martesës-

prindërit-lidhjet farefisnore.

 

Në anën tjetër, vlerat familjare, si preferenca socio-kulurore të njerëzve në fusha të

ndryshme të martesës dhe familjes (në fushën e sjelljeve para-martesore dhe zgjedhja e

partnerit për martesë, lidhja farefisnore,sfera e martesës dhe marrëdhënieve familjare

dhe rolet familjare.), të cilat kanë mundësi t’i plotësojnë kërkesat e anëtarëve të familjes,

janë në lidhshmëri të ngushtë nga vlerat orientuese të vetë familjes.

 

Kjo qasje na mundëson të bëjmë analizën e vlerave familjare, domethënien e saj, vlerat dhe

ndryshimet të cilat paraqiten në evolucionin e shtetit dhe të shoqërisë.

Shoqëria, familja, marrëdhëniet familjare dhe martesore, analiza e lidhjes dhe

marrëdhënieve familjare në lidhje me marrëdhëniet korporative dhe juridike, mendimi

social dhe filozofik, në antologji dhe aksiologji, dhe në kontekst historik dhe kulturor, janë

të lidhura dhe të pa ndara me filozofinë e dashurisë.

Gjithashtu qasje me rëndësi në studimin e shoqërisë, familjes dhe vlerave familjare-

shoqërore është edhe ndarja në faza e zhvillimit historik të familjes dhe martesës.

 

Faza e pare – prej antikës deri në gjysmën e shekullit XIX, dhe faza e dytë – gjysma e

shekullit XIX deri në shekullin XX, dhe faza e tretë – hulumtimet gjatë shekullit XX deri më

sot.

Në fazën e parë, përfaqësuesit e Athinës bëjnë përpjëkjen e parë për të përcaktuar familjen

dhe vlerat familjare në shoqëri. Në konceptet e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, pothuajse

shteti tërësisht vëhet në shërbim të familjes dhe kjo në bazë të ligjeve të miratura.

 

Ky koncept paraqet përpjekje për të mbajtur dhe ruajtur vlerat dhe traditat tek polisi, të

cilat më pas distribohen në jetën familjare dhe private të qytetarit.

Koncepti filozofik i marrëdhënieve familjare është në harmoni me jetën reale: familja në

kohët e lashta ka kuptimin ekonomik, me strukturë ekonomike. Thelbi i kuptimit të

martesës është trashigimia dhe pasuria e babait, familja llogaritej si element i shtetit dhe si

formë e parë e komunikimit e cila nevojitet për t’i plotësuar kërkesat ditore.

Në renesansë, shumica e martesave ishin të lidhura me të holla brenda klasës. Kulti i

kalorësve te zonjat e bukura që është karakteristikë e Rilindjes, nga njëra anë, paraqet

shenjë për të protestuar ndaj martesës i pranuar vetëm në bazë të obligimeve të

partnerëve, dhe në anën tjetër, “filloi forma më e lartë e dashurisë me mashtrim”.

Megjithatë, në këtë epokë fillon të shfaqet ndarja e vlerave personale dhe familjare nga

 

tradita e vlerave korporative. Ky model bëhet gjithnjë e më shumë i pranueshëm, si model

kulturor i familjes.

Me kalimin e kohës dhe në kohën më të re, në periudhën e individualizimit, vie deri në një

afërsi të ngushtë mes martesës dhe familjes, deri në një “progresivitet” në qëndrimin e

prindërve ndaj fëmijëve, kurse lidhja martesore fillon të bëhet bashkim i dy personave, të

cilët dashurohen dhe respektohen njëri me tjetrin. Edhe përkundër faktit se martesa është

e rregulluar si transakcion komercial, forca dhe qëndrueshmëria e kësaj kontrate varet nga

më shum faktor, të tillë siç janë prirjet personale apo atraktiviteti dhe ngushëllimi. Faktor

vendimtar për martesë janë: dashuria romantike dhe zgjedhja e lirë e partnerit. Me këtë

qasje, koncepti për martesë dhe i dashurisë janë kontradiktor njëri me tjetrin, por mund të

thuhet se në filozofinë tradicionale të shekullit XIX (Kanti, Hegeli, Kjerkegor, Shopenhaueri,

Niçe etj), filloi me të madhe në mënyrë fundamentale: se sa janë kompatibile dashuria

romantike dhe familja, dashurija dhe martesa.

Me rëndësi të vaçantë është të theksohet se filozofët martesën dhe familjen i identifikojnë,

ato përdoren si një term, kjo vie si rezultat i asaj se marrëdhëniet jashtë martesore janë

gjykuar rreptësishtë. Martesa dhe familja ishin bashkuar në një. Monogamija është kuptuar

si një kusht i përhershëm dhe i përjetshëm në zhvillimin dhe ngritjen e shtetit përmes

formulës së ngritjes familjes si dhe nivelit të standardit jetsor të të rinjë.