Konkurs për pjesëmarrje në edicionin e tretë të manifestimit “PENA IME – 2020”

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”– Kumanovë, fton të rinjtë e interesuar nga mosha 18 deri në 33 vjeçare, nga të gjitha trojet shqiptare, që të marrin pjesë në edicionin e tretë të manifestimit interdisiplinar “PENA IME – 2020” – festival i profilizuar për art figurativ, letrar dhe muzikor, që do të mbahet online me datë 20 dhjetor të këtij viti.

Për shkak të rrethanave specifike me pandeminë, sivjet konkursi do të përfshijë vetëm lëmin e artit figurativ dhe atij letrar, gjegjësisht fokusi do të jetë tek fotografia dhe tregimi.

Pena e Artë për fotografi artistike:

Vendi i parë (Plaketë dhe të holla)
Vendi i dytë (Plaketë)
Vendi i tretë (Plaketë)
Pena e Artë për tregimin më të mirë:

Vendi i parë (Plaketë dhe të holla)
Vendi i dytë (Plaketë)
Vendi i tretë (Plaketë)
-Kriteret për fotografinë artistike:

Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionistë dhe të pasionuarit e fotografisë;
Fotot mund te jenë me ngjyrë ose bardh e zi;
Çdo pjesëmarrës mund të aplikojë në maksimum me 2 foto;
Fotot duhet të kenë rezolucionin 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG;
Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje te fotoshopit apo ndonjë programi tjetër:
Çdo fotograf do të merr konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen për Ekspozitë/Konkurs;
Fotografitë e dërguara duhet të kenë të titull;
Punimet dërgohen në e-mail: [email protected] deri më 15.12.2020.
-Kriteret për tregim:

Tema është e lirë;
Tregimet mund të përmbajnë 300 deri në 3000 karaktere.
Për informacione shtesë në lëmin e fotografisë: tel. 071723272 (Muhamedali Alili). ndërsa për tregimin: tel. 071260841 (Fatos Rushiti).

Me respekt të veçantë,

Fatos RUSHITI, drejtor