Sara Bajraktari ishte këngëtarja më e re në moshë që ka konkurruar në ‘Festivalin e këngës’, ajo kishte përgatitur një këngë mjaft të veçantë si ajo ‘Ajër’.
“Sara bajraktari do të këndojë sonte për ajrin që i mungon. Po të futemi në lëkurën e një fëmije që jeton në dramën e dy prindërve të ndarë, mund të dëgjojmë këtë britmë artistike që thotë: Nuk kam ajër. Kishtë thënë Alketa.
Së fundmi e ftuar në ‘Rreze dielli’ Sara ka përgënjeshtruar moderatoren.
“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie për motrën për vëllain” thotë Sara.