Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim sot ministrin e ri të këtij dikasteri, Glauk Konjufca, të cilit ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e shefit të MPJ-së.
Glauk Konjufca u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dje në seancën për formimin e Qeverisë.

