Konjufca: Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit ka falënderuar deputetët për besimin e dhënë, ndërsa ka thënë se do të kryejë detyrën me nder dhe përgjegjësi.

Më tepër: Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Konjufca ka thënë se për të nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie, por do të ketë vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës,

“Unë zotohem se do ta kryej detyrën time me nder, me përgjegjësi dhe me përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie. Për mua si kryetar i Kuvendit do të ketë vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, sepse kështu jeni. Por mbi të gjitha dhe se gjithë së bashku në emrin tuaj po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës. Meqë pa votuar ata nuk do të mund të vinim këtu e bile as nuk do të mund të votonim sot. Na priftë e mbara në punët që na presin dhe me këtë rast po e shpalli të mbyllur këtë seancë themeluese të tetë të Kosovës, kurse për seancën e re për formimin e qeverisë do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët e Kuvendit.