Konjufca mbledh kryetarët e komisioneve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të mërkurë do të mbajë mbledhje me të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare të themeluara nga ky institucion.

Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00 në Ndërtesën e Kuvendit, njofton Klankosova.tv.