Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka goditur emisarin amerikan, Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.

Konjufca për emisarin amerikan Escobar ka thënë se ai po vepron sikurse emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Zoti Escobar është tërësisht në kornizat e zotit Lajçak, kjo do të thotë se zoti Lajçak e ka një qasje e cila e ka kështu pjesën e vetë Kosova duhet të realizoj tash e 100% e pastaj lejona neve Serbin se na e dimë qysh merrmi me ta e kjo Kosovës i ka kushtuar shumë”, ka thënë Konjufca në Kanal10.

Konjufca shtoi se, pas diskutimeve të shumta ndërmjet vetë grupeve parlamentare të asambleistëve të Këshillit të Evropës është ardhë deri te përfundimi që sa i përket shpronësimeve u qartësua se kjo nuk ka të bëjë me vetëligjin.

“Por disa shpronësime që po ndodhin në pjesën e veriut të Kosovës, për ato jemi sqaruar me Bashkësinë Ndërkombëtare.”

Sipas Konjufcës Escobar vetëm se e ngarkoi Kosovën me disa kritere që janë tejkaluar.

“Prandaj kjo që e tha Escobar mu duk e çuditshme e cila nuk është në Këshill të Evropës por të cilën e shtoi vetëm Escobar, dhe kjo më duket e bëri për arsye që nuk m und të arrinte një marrëveshje me qeverinë për aspektin e dinarit, dhe më duket se e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar”, përfundoi Konjufca.