Konflikti del jashtë kontrollit? Vendet e Lindjes së Mesme përfshihen një nga një

Lufta mes SHBA-ve dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme, me përshkallëzimin e sulmeve dhe përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Irani ka raportuar viktima nga goditjet amerikane, ndërsa Jordania ka rrëzuar raketa iraniane për të dytën ditë radhazi. Në të njëjtën kohë, tensionet janë shtrirë edhe në Egjipt e Kuvajt, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.