Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot një anije me shpejtësi të madhe që i përket ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,, Milan Radojiçiq, i cili organizoi sulmin terrorist në Banjskë.

Siç merr vesh Gazeta Express, anija ishte fshehur në depon e Radule Stevic, i cili është poashtu i sanksionuar nga ShBA’ja.

Stevic ishte sanksionuar në të njejtën kohë me Radojiçiqin, në vitin 2021.