Konfiskohen pesë lopë në Kaçanik, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Pesë krerë lopë janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, pasi u gjetën në fshatin Glloboqivë të Kaçanikut, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.