Konfiskohen 35 kg kafe në në një autobus në “Tabanoc”

Drejtoria e Doganave gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar 35 paketime të kafesë me sasi prej 1 kilogramëve nga një autobus në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Kafeja e sekuestruar është e e markës Lavazza, ndërsa autobusi ku u kap sasia e padeklaruar e kafesë është me targa të Maqedonisë.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve, autobusi me targa të Maqedonisë, i cili lëvizte në linjë të rregullt nga Lubjana (Slloveni), është përzgjedhur për kontroll dhe është dërguar në terminalin doganor në vendkalimin kufitar. Gjatë ekzaminimit me skaner celular, janë vërejtur parregullsi dhe forma të dyshimta në pjesën e derës së pasme. Pas kontrollit të detajuar, në zbrazëtirën të autobusit u gjetën 35 pako me nga 1 kg kafe në kokrra LAVAZZA. Malli është ndaluar përkohësisht dhe lënda është dorëzuar për procedurë të mëtejshme”, thonë nga Drejtoria e Doganave.